Tabela Interaktive e krijuar nga Ylber Patoku, u prezantua edhe para studentëve të Shkencave Kompjuterike

1 Dhjetor 2018

Novatori nga Kosova, Ylber Patoku, u mbajt ligjëratë studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, me ç’rast bëri prezantimin e krijimit dhe funksionimit të softuerit si dhe pajisjeve përcjellëse harduerike të tabelës interaktive.

Patoku para studentëve tregoi përvojën e tij të deritanishme në cilësinë e programerit, sfidat të cilat presin çdo programer si dhe trendet e reja në zhvillimin e teknologjisë informative dhe komunikimit.

Ai gjithashtu bëri edhe demostrimin praktik të këtij softueri i cili përmes projektorit dhe kamerës së kalibruar zëvendëson dërrasen e zezë. Përpos dërrasës së zezë produkti inovativ -Tabela Interaktive zëvendëson edhe të ashtuquajturat Tabelat e Mençura.

Për të parë mënyrën e funksionimit të Tabelës Interaktive të krijuar nga Ylber Patoku klikoni këtu.

 

 

 

Share: