Me rastin e kalimit në amshim të mësimdhënësit të Fakultetit të Arteve dhe Arkitekturës në Kolegjin AAB, Nusreti Jusufit, rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha i ka drejtuar një telegram ngushëllimi familjes së të ndjerit.
E respektuara familje Jusufi,
Mbetëm të tronditur nga dhembja dhe pikëllimi për lajmin e ndarjes nga jeta të profesorit tonë të respektuar, Nusret Jusufi!
Për një kohë të gjatë Prof. Nusreti, ka punuar si mësimdhënës në Fakultetin e Arkitekturës në Kolegjin AAB, duke dhënë kontribut të çmuar në edukimin e brezave të rinj.
Padyshim, Prof.Nusreti, për ne ka paraqitur shembullin më të mirë të një profesori të kompletuar e të palodhshëm.
I tillë do të përkujtohet nga shumë gjenerata studentësh që patën rastin të mësojnë nga puna e tij.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, studentëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve! I paharruar qoftë kujtimi për profesorin Nusret Jusufin!
Me respekt.
Bujar Demjaha, rektor