Thirrje për abstrakte: Konferenca Ndërkombëtare Akademike Virtuale, edicioni i dytë

9 Korrik 2021

23 Tetor 2021, Kolegji AAB.

Kolegji AAB në bashkëpunim me Qendrën për Bashkimin Evropian, Studimet Hapësinore Transatlantike dhe Trans-Evropiane (CEUTTSS), Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit – Mitrovica (IBC-M), Instituti Shqiptar i Sociologjisë, Universiteti i Mitrovicës Isa Boletini dhe Universiteti Aleksander Moisiu organizojnë edicionin e dytë të konferencës vjetore Virtuale Ndërkombëtare Akademike me datën 23 Tetor 2021.

Tema e konferencës është Evropianizimi, orientimi Perëndimor dhe ndërtimi i identitetit në Ballkanin Perëndimor. Folës Kryesor janë ekspertët e Ballkanit Prof. Emeritus Raymond Detrez nga Universiteti Ghent (Belgjikë), Prof. dr. Pål Kolstø nga Universiteti i Oslos (Norvegji) dhe Prof. dr. Besnik Pula nga Virginia Tech (SHBA). Detajet rreth temës së konferencës dhe folësve kryesorë mund të gjenden përmes uebfaqës së konferencës: 


Abstraktet duhet të lidhen me temën kryesore që do të diskutohet përmes disiplinave të ndryshme shkencore duke përfshirë por pa u kufizuar në;

• Sociologji dhe Shkenca Politike
• Qeverisje, Marrëdhëniet Ndërkombëtare
• Administratë publike
• Ekonomi
• Gjuhë dhe identitet
• Media dhe Komunikim
• Studime Kulturore
• Studime Urbanistike
• Arkitekture dhe Artet
• Turizem

Pagesa e regjistrimit është FALAS

Lloji i pjesëmarrjes

Individual: dërgim i abstraktit 200-250 fjalë në emailin: [email protected]

Grupor: Propozuesi i panelit duhet të dërgojë emrin e tij si drejtues i panelit bashkë me 5-6 abstrakte të pjesëmarrësve që ai i gjen dhe e dërgon panelin e propozuar për miratim në Komiteti shkencor, në emailin: [email protected]

Datat kryesore

Dërgimi i abstrakteve individuale: 10 Shtator 2021
Dërgimi i panelit (me 5-6 abstrakte): 10 Shtator 2021
Përgjigjet për miratimin e abstrakteve/panelit: 30 Shtator 2021
Konferenca: 23 Tetor 2021
Dërgimi i punimeve të plota për Proceedings/Revistë: 30 Nëntor 2021

Share: