Thirrje për aplikim në Javën Ndërkombëtare të Stafit nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Savonia në Finlandë

15 Janar 2024

Është hapur thirrja për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare të Stafit nga Universiteti i Shkencave të Aplikuara Savonia në Kuopio të Finlandës, e cila do të mbahet nga 19-22 shkurt 2024 në kampusin Lisalmi. Java Ndërkombëtare e Stafit për Ekonominë e Gjelbër e organizuar në bashkëpunim me aleancën universitare evropiane EU4DUAL, përmban prezantime dhe seminare në lidhje me ekonominë e gjelbër në mësimdhënie dhe kërkime.

Temat që do të shqyrtohen janë nga fusha të ndryshme si: inxhinieria, biznesi, turizmi, dizajni, bujqësia dhe shërbimet sociale. Java përfshin mundësi rrjetëzimi për të gjetur partnerë për projekte të ardhshme bashkëpunimi.

Nga Kolegji AAB në këtë javë do marrë pjesë një profesor nga fusha e ekonomisë dhe biznesit e ndërmarrësisë.

Linku për aplikim

• Afati i fundit për aplikim është 18 janar 2024. Rezultatet do publikohen një ditë më pas. Ndërsa kandidati/ja që përzgjidhet duhet të regjistrohet përmes këtij linku: https://internationalweek.savonia.fi/enrol/ , deri në datën 25 janar 2024.

Share: