Thirrje për aplikim në kampusin ndërkombëtar veror në Le Mans Université, Francë

1 Mars 2023

Kolegji AAB fton të gjithë studentët e interesuar të aplikojnë për regjistrim në kampusin ndërkombëtar veror në Le Mans Université, Francë. Programi që përfshin 45 orë mësime në gjuhën frënge, 42 orë punëtori, një ditë në një shkollë gatimi franceze, udhëtime në vendet atraktive si Châteaux në luginën e Loire, Saint Malo, Mont Saint Michel dhe një ekskursion në Paris në Ditën e Bastiljes.

Ky program zgjat nga 19 qershor deri me 18 korrik 2023, kurse regjistrimi bëhet online deri me 12 maj. Linku i aplikimit: apliko këtu

Share: