Thirrje për aplikim – Trajnim Veror nga programi Knowledge Lab

22 Maj 2026

Për shkak të interesimit të madh të studentëve të Kolegji AAB për programin Knowledge Lab, është hapur një mundësi e re pjesëmarrjeje përmes organizimit të edicionit veror “Summer Course 2026”.

Programi do të mbahet nga data 1 deri më 8 qershor 2026, në ambientet e Kolegji AAB, duke krijuar një hapësirë bashkëpunuese dhe inovative ku studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale përmes aktiviteteve praktike dhe interaktive.

Përmes pjesëmarrjes në këtë program, studentët do të kenë mundësi të përfitojnë:

-certifikatë pas përfundimit me sukses të programit;

-zhvillim të aftësive praktike në inovacion dhe sipërmarrje;

-përvojë në punë ekipore dhe realizim të projekteve praktike;

-mundësi rrjetëzimi dhe bashkëpunimi me studentë të profileve të ndryshme;

-përvojë profesionale që kontribuon në zhvillimin akademik dhe pasurimin e CV-së.

Afati i fundit për aplikim është deri më 28 maj 2026.

Linku për aplikim: https://forms.gle/wSj9wfqGBurz3a8q6 

Share: