Është hapur thirrja për aplikim nga NLA University College për studentët e Kolegjit AAB, në semestrin e vjeshtës.
Programet në të cilat mund të aplikoni janë:
– Programi semestral në Edukim, 30 ECTS, Bergen (për Fakultetin e Shkencave Sociale/ Fakulteti i Gjuhës Angleze, niveli BA)
– Programi semestral në Gazetari Globale, 30 ECTS, Kristiansand ( Fakulteti i Komunikimit Masiv)
– Programi semestral në Biznes, Administrim dhe Lidership, 30 ECTS, Kristiansand ( Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Administratës Publike)
– Programi semestral në Anglisht, 30 ECTS, Oslo (Fakulteti i Gjuhës Angleze)
Kriteret për aplikim janë:
– Të jeni student i rregullt
– Të keni të përfunduar semestrat 2-5 në BA
– Të keni notë mesatare 8,5 e sipër
– Të njihni gjuhën angleze në nivel B2.
Afati për aplikim është deri me 30 mars 2025, përmes linkut:
Ndërsa intervistat me kandidatët do zhvillohen me 31 mars 2025.