Thirrje për grante për projekte studentore

15 Dhjetor 2021

Të nderuar studentë, 

Ju njoftojmë se me qëllim të fuqizimit të rolit të studentëve, rritjes së aktiviteteve jashtë kurrikulare si dhe pasurimit të jetës studentore, Kolegji AAB ofron mbështetje financiare për studentët përmes granteve për projekte.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët e Kolegjit AAB. Projekti duhet të ketë studentin/ën udhëheqës/e të projektit dhe së paku 3 studentë të cilët do të jenë pjesë të projektit.

Në linkun në vijim mund të gjeni

1) Thirrjen për aplikime me detajet përkatëse dhe
2) Formularin e Aplikimit: 


Sesioni informues virtual do të mbahet me datë 20.12.2021.
Detajet e sesionit informues do t’i pranoni në ditët në vijim përmes emailit.

Gjatë sesionit informues do të keni mundësi të adresoni të gjitha pyetjet që mund t’i keni për sa i përket procesit të aplikimit.

Pyetjet tuaja mund t’i dërgoni edhe më herët në emailin: [email protected].

Afati i fundit për dërgimin e aplikacioneve është data 29.12.2021.

Kolegji AAB ju inkurajon të aplikoni!

Share: