Thirrje për mobilitet akademik në NLA University College, Norvegji

9 Qershor 2026

Zyra për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Kolegjit AAB fton stafin akademik të Fakultetit të Komunikimit Masiv të aplikojë për pjesëmarrje në një mobilitet akademik në kuadër të programit Erasmus+ në NLA University College, Norvegji.

Ky mobilitet paraqet një mundësi të shkëlqyer për shkëmbim të përvojave profesionale, zhvillim akademik dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar me kolegë nga institucione të ndryshme të arsimit
të lartë.

Për aplikim, kandidatët duhet të dërgojnë:

-CV-në në gjuhën angleze;

-Një letër motivimi ku paraqesin interesimin për pjesëmarrje në mobilitet dhe kontributin që synojnë të
ofrojnë gjatë vizitës akademike.

Afati i fundit për aplikim është: 15 qershor 2026

Dokumentet e aplikimit duhet të dërgohen në adresat elektronike:
[email protected]
[email protected]

Share: