Thirrje për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare të Stafit nga Universiteti KOC – Turqi

22 Shkurt 2024

Është hapur thirrja për pjesëmarrje në Javën Ndërkombëtare të Stafit nga data 13 – 17 maj 2024, nga Universiteti KOC të Turqisë.

Mundësi përzgjedhjeje kanë vetëm 2 anëtarë të stafit të Kolegjit AAB, që do të jenë pjesë e mobilitetit dhe do të financohen nga programi Erasmus+ IMC.

Kriteret për aplikim janë:

  1. Të jeni staf i rregullt i Kolegjit AAB
  2. Të keni njohuri të nivelit B2 të gjuhës angleze
  3. Të jeni pjesë e menaxhmentit (dekane ose zv.dekane) që merret me çështje të ndërkombëtarizimit të institucionit, çështje gjinore dhe bibliotekë

Aplikimi duhet të bëhet përmes vegëzës: https://docs.google.com/forms/d/1yntQCgLJu3npGX3xrNFG_4-erDj7F0eYg-ujc4hFXo8/edit

Afati i fundit për aplikim është 1 mars 2024.

Share: