THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË PITF 6

10 Shkurt 2022

“Prishtina International Theater Festival – PITF 2022”

10 – 16 Maj 2022, në Prishtinë

Festivali Ndërkombëtar i Teatrove “Prishtina International Theater Festival – PITF” dhe Teatri AAB “Faruk Begolli” nga Prishtina, ftojnë të gjitha palët e interesuara (teatrot profesionale, kompanitë teatrore, kompanitë e pavarura teatrore dhe format e tjera të prodhimeve teatrore) të aplikojnë për pjesëmarrje në edicionin e gjashtë të Festivalit PITF 2022, i cili do të mbahet nga 10-16 Maj 2022, në Kolegjin AAB në Prishtinë.

Festivali ka karakter garues, me një juri profesionale si dhe dy juri të veçanta të studentëve dhe të medias. Festivali shpërblen aktorin/aktoren më të mirë si dhe ndan Çmimin për shfaqjen më të mirë, ndërsa nuk ka kufizim të zhanrit.

Qëllimi i festivalit është të prezantojë projektet teatrore me cilësi të lartë nga e gjithë bota dhe të shkëmbejë mendime, ide, plane dhe përvoja, si dhe bashkëpunimet e ardhshme në shkëmbimin e projekteve.

Aplikimet mund të dorëzohen deri më 31 Mars 2021.

Përzgjedhja përfundimtare do të dihet gjatë muajit prill 2022.

Apliko tani

[email protected]

Share: