Thirrje për Profesorë Vizitues në Universitetin e Torinos, Itali

18 Nëntor 2020

Të nderuar kolegë,Universiteti i Torinos ka filluar procesin e përzgjedhjes për profesorët vizitues, kandidatë të kualifikuar nga universitetet jo-italiane dhe institucionet kërkimore brenda programit UniTO për profesorët vizitues.

Për vitin akademik 2020-2021 UniTO ofron 108 pozicione për anëtarët e fakulteteve nga universitetet e BE-së dhe jo-BE-së të interesuar për të ligjëruar kurse zyrtare në nivelin Bachelor dhe Master.

Kandidatët që aplikojnë duhet të kenë një marrëdhënie pune me një institucion jo-italian të Arsimit të Lartë dhe të përmbushin kriteret profesionale dhe shkencore specifikuar për secilin kurs të propozuar (shih formularin e vetëm të kursit) në linkun vijues: https://en.unito.it/list-courses

Në Universitetin e Torinos faza e parë zakonisht fillon në mes të shtatorit dhe përfundon në mes të dhjetorit dhe mandati i dytë zakonisht fillon në mes të shkurtit dhe përfundon në fund të majit.Profesori vizitor i zgjedhur do të kryejë aktivitete mësimore në Universitetin e Torinos, por nëse situata aktuale me Covid-19 vazhdon gjatë vitit akademik 2020-21, Universiteti mund të zgjedhë, në përputhje me përgjegjësinë shkencore të kursit, për të shndërruar mësimin në mësim në distancë.

APLIKIMI DHE AFATETFormularët e aplikimit duhet të plotësohen dhe të dorëzohen deri më 18 nëntor 2020, në orën 11.00 paradite me kohën e Romës në Evropën Qendrore.Formularët e aplikimit janë dhënë në vegëzën në vazhdim: https://en.unito.it/call-visiting-professors

Për të plotësuar aplikimin, kandidatët duhet të ngarkojnë:• një CV-Curriculum Vitae (në formatin pdf) duke renditur botimet më domethënëse (maksimumi 10), duke përfshirë listën e të gjithë autorëve, vitin e botimit, titullin e plotë, revistën dhe vëllimin, një kopje të letërnjoftimit ose pasaportës së tyre të vlefshme.

Për informata dhe sqarime shtesë mund të kontaktoni direkt me Universitetin e Torinos përmes emailit zyrtar: [email protected]

Share: