Thirrje për studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë në ‘’Regional Youth Partnership Program”

4 Nëntor 2022

Ftohen studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë në programin “Regional Youth Partnership Program”, duke pasur kështu mundësinë të përfshihen në një gamë të gjerë aktivitetesh.

Ky program synon të zhvillojë gjeneratën e ardhshme të liderëve, ku do jeni pjesë e një sërë aktivitetesh si: Akademitë Rajonale të Ndërtimit të Paqes (e para është planifikuar për 4 – 10 dhjetor në Podgoricë, Mali i Zi); Shkëmbimet kërkimore mes Bosnjë-Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë; Projekte bashkëpunuese të bazuara në komunitet; Konferenca rajonale të nivelit të lartë.

Afati i fundit për aplikim është 6 nëntor 2022. Më poshtë gjeni faqen e programit në lidhje me kërkesat për aplikantët dhe formularin e aplikimit.

Faqja e programit

Formulari për aplikim

Share: