Thirrje për studentët të bëhen pjesë e konkursit treditor në Universitetin Amerikan

30 Mars 2023
Call for students to be part of the three-day competition at the American University

28 studentë nga tërë Ballkani Perëndimor do të mblidhen nga Balkan Youth Thinkathon, për të konkurruar në hartimin e fushatave të ndërgjegjësimit publik të orientuar drejt të rinjve. Studentët do të mësojnë nga ekspertë të klasit botëror, për diplomacinë publike dhe komunikimin.

Konkursi do të zhvillohet në fund të shtatorit në kampusin e Universitetit Amerikan në Bullgari, ndërsa ushqimi, akomodimi dhe shpenzimet prej 150 euro për udhëtim mbulohen nga AUBG. Fituesi i konkursit do ketë një udhëtim falas në Bruksel, ku do të prezantoj idenë para politikbërësve.

Për studentët e interesuar, aplikimin mund ta bëjnë përmes këtij linku, duke plotësuar më pas formën që gjendet brenda:  https://www.aubg.edu/balkan-youth-thinkathon/

Afati i fundit për aplikim është data 1 maj 2023.

Nëse keni pyetje shtesë, mos ngurroni të kontaktoni AUBG në: [email protected]

Share: