Trajnim për zhvillim të softuerit

Kolegji AAB – Departamenti i Zhvillimit Softuerik

Qëllimi

AAB ofron një trajnim dy mujor për rekrutimin e studentëve ose personave të tjerë të interesuar që të bëhen pjesë e zhvillimit të platformës elektronike të AAB-së.

Mundësitë

Pas përfundimit të trajnimit do të bëhet vlerësimi dhe personat më të dalluar do të mbesin pjesë e zyrës së zhvillimit të softuerit, respektivisht të punësohen në departamentin tonë, apo të bëhen më konkretisht gati për tregun e punës në këtë lëmi.

Çfarë do të mësoni në trajnim:

Trajnimi do të jetë konkret dhe do t’ u mundësojë pjesëmarrësve që të mësojnë këto elemente të cilat përdoren (në mes tjerash) aktualisht në platformën e AAB-së:

  • C# – duke filluar nga tipet e të dhënave e deri në konceptet kryesore të programimit të orientuar në objekte, delegatët etj.
  • SQL Server – prej modelimit të bazës së të dhënave, konceptimit, përdorimit dhe krijimit të të gjitha objekteve, krijimit të të gjitha lidhjeve etj. (150 njësi)
  • Javascript/HTML/Bootstrap/ JQuery
  • ASP.NET Web API ( web services)
  • LINQ, Dapper

Kohëzgjatja

Trajnimi do të mbahet tre herë në javë (të hënën, të mërkurën dhe të premten prej orës 17:30 – 19:30) .Trajnimi do të zgjasë 48 orë (8 javë x 3 herë x 2orë)

Kushtet e vijimit të trajnimit:

Në javën e parë mund të vijnë të gjithë të interesuarit pa pagesë.
Prej javës së dytë duhet të bëhet pagesa prej 100 euro për muaj. Personat e dalluar që identifikohen në javën e parë do ta kenë trajnimin pa pagesë.

Regjistrohu Këtu