Tri studente të Kolegjit AAB, vazhdojnë studimet master në Universitetin Sheffield të Greqisë

9 Tetor 2020

Studentet Albërie Shurdhaj, Fiona Zeka dhe Arta Rushiti pas përfundimit të studimeve bachelor në Fakultetin e Psikologjisë në AAB, janë pranuar në studimet master në Universitetin Sheffield të Greqisë.

Fiona, shprehet entuziaste për rrugëtimin e ri jashtë vendit për studime master: “Studimet në Kolegjin AAB i dhanë ngjyrë profesionit të cilin kam zgjedhur, frymëzimi dhe motivimi vinin nga stafi akademik përmes përgatitjeve, trajnimeve të shumta që patëm duke ndikuar kështu në zhvillimin tonë profesional.

Tani, unë do të vazhdoj me studimet master në degën e Neuropsikologjisë Kognitive derisa të rinjve tjerë iu sygjeroj karrierë dhe cilësi vetëm përmes studimeve në AAB”.

Ndërsa, studentja Albërie Shurdhaj, shpjegon si periudhë mbresëlënëse studimet në AAB: “Të gjitha njohuritë që kam marrë në AAB më kanë shërbyer jashtëzakonisht shumë në arenën profesionale. Sot ndihem e përgatitur të ndjek studimet master në degën Psikologji e Këshillimit në Sheffield. Kolegji AAB mbetet zgjedhja ime e duhur. Po realizoj ëndrrën time falë zgjedhjes së institucionit adekuat për studime”, shprehet Albëria.

Bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë nga fusha e arsimit të lartë është një ndër prioritetet kryesore për zhvillimin e AAB-së, në mënyrë që studentët tanë të kenë qasje më të lehtë për studime apo punë në Evropë dhe më gjerë.

Kolegji AAB përgëzon studentet duke u uruar shëndet dhe suksese gjatë studimeve në Greqi!

Share: