Turqia ofron bursa studimi për studentët e Kolegjit AAB

30 Janar 2023
Turkey offers scholarships for AAB College students

Ftohen të gjithë studentët e Kolegjit AAB të aplikojnë për bursa studimi, duke u bërë pjesë e universiteteve më prestigjioze në Turqi. Aplikimet do të jenë të hapura për studentët që dëshirojnë të studiojnë në nivele bachelor, master dhe doktoraturë, deri me datën 20 shkurt 2023.

“Bursat Türkiye” është një mundësi që u ofrohet studentëve për të ndjekur programin me kohë të plotë ose afatshkurtër, ndërsa synojnë të ndërtojnë një rrjet udhëheqësish të ardhshëm të përkushtuar për forcimin e bashkëpunimit midis vendeve dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis shoqërive.

Për më shumë: https://www.turkiyeburslari.gov.tr/whyturkiyescholarships

Share: