Sot për herë të parë, u lansua faqja e re zyrtare në internet e Kolegjit AAB (www.aab-edu.net).
Krahas informacioneve për institucionin, studentët dhe stafin, faqja jonë e re në internet do të sjellë më shumë interaktivitet me studentët dhe informacione të përditësuara në kohë reale.
Faqja është edhe një sukses i studentëve të AAB-së, ngaqë është punuar nga studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike.