Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB, dega ne Ferizaj, organizoi debatin në temën “Edukimi financiar”, ku të ftuar në panel ishin përfaqësues të NLB Bankës, Zana Rizvanolli, drejtoreshë e Marketingut, Iliriana Nreca, koordinatore e Sektorit të Marketingut, dhe Besim Imeri, koordinatori NLB, dega në Ferizaj.
Qëllimi i organizimit të kësaj ligjërate ishte njoftimi i studentëve për menaxhimin më efikas të parasë dhe mundësitë e të rinjve për planifikim financiar në të ardhmen.
Për rëndësinë e temës, foli edhe drejtori i Kolegjit AAB, dega në Ferizaj, prof. Medain Hashani, i cili tha se AAB bashkëpunon në vazhdimësi me sektorin bankar në Kosovë, për organizmin e debateve dhe aktiviteteve të tjera me rëndësi.
Tema e zhvilluar nxiti interaktivitet tek studentët me pyetjet.