U mbajt trajnimi “Planifikimi i projekteve zhvillimore” për stafin akademik të Kolegjit AAB

24 Qershor 2021

Zyra e Zhvillimit të Projekteve ka organizuar trajnimin dy ditor “Planifikimi i Projekteve Zhvillimore” për stafin akademik të Kolegjit AAB.

Ky trajnim kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve të pjesëmarrësve për planifikimin dhe implementimin e projekteve zhvillimore, të cilat synojnë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së arsimit në kuadër të Kolegjit AAB.

Grupi i parë i pjesëmarrësve u përbë nga 18 profesorë dhe asistentë të Fakulteteve të ndryshme në kuadër të Kolegjit.
Përfshirja aktive e pjesëmarrësve në këtë trajnim, u finalizua edhe me konceptimin e ideve konkrete për projektet e ardhshme të cilat Kolegji AAB synon të zbatojë. Trajnime të avancuara në këtë fushë, do të organizohen në vazhdimësi, për të ndërtuar kështu kapacitete të larta institucionale të planifikimit dhe implementimit të projekteve zhvillimore.

Share: