U mbajt tryeza “Ndikimi i edukimit parashkollor në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve”

17 Maj 2015

Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegji AAB, organizoi një tryezë diskutimi me temën: “Ndikimi i edukimit parashkollor në zhvillimin e personalitetit të fëmijëve”, ku të pranishëm përveç stafit akademik ishin edhe studentët e po këtij fakulteti.   

Me këtë rast, udhëheqësja e këtij fakulteti, prof. Elizabeta Musliu pasi përshëndeti të pranishmit, foli për  rëndësinë e diskutimit dhe temën e debatit.

Xhevahire Balaj nga “Trauma Center, Diakonie Kosova”, nën fasilitimin e prof. Fortesa Kadriu, shtjelloi rëndësinë e edukimit parashkollor në zhvillimin social dhe emocional të fëmijës, duke theksuar rëndësinë e edukatorëve për të shërbyer si model për lidhjen me fëmijën. Ndërkaq, AjeteKërqeli (PEN) diskutoi çështje të zhvillimit të roleve dhe stereotipeve gjinore, duke i vënë theks ndikimit të tyre në zhvillimin e karrierës më vonë. Kurse Blerina Halilaj dhe Sherife Balaj prezantuan kopshtet “Kids Academy” dhe “Ama”, dhe prezantuan programin “Montessori” dhe format e disiplinimit pozitiv duke dhënë sugjerime praktike për studentë.

Në fund studentët u shprehën shumë të kënaqur dhe patën rastin të debatojnë direkt me panelistët.

Share: