U shënua 6 Prilli, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

7 Prill 2021

Me rastin e 6 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike, në Kolegjin AAB u mbajt një tryezë diskutimi ku të ftuar ishin presidenti i sapozgjedhur i Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Ismet Krasniqi dhe z. Besim Aliti, këshilltar i presidentit të KOK.

Në hapje të tryezës, dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike, prof.asoc.dr.Fatmir Pireva foli për kontributin pozitiv që sporti mund të ketë në realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimin e të drejtave të njeriut.

Presidenti i KOK, Ismet Krasniqi në këtë tryezë foli për plan programin e tij si udhëheqës i këtij institucioni dhe zhvillimin e mëtejmë të tij: “Qëllimi im kryesor është të zhvillojmë sportin në Kosovë në mënyrë strategjike në nivele kombëtare dhe lokale, të ndërtojmë fuqitë dhe kapacitetet organizative të federatave kombëtare të sportit”.

Krasniqi shtoi se në mandatin e tij ai do të përpiqet që si Komitet Olimpik i Kosovës të ndërtohen kapacitete për të organizuar ngjarje të mëdha ndërkombëtare sportive. Të përfshihen profesionalistët nga Kosova në organet ndërkombëtare të qeverisjes së sportit, ndërsa prioritete do të mbeten edhe ndërtimi i kapaciteteve për lobim sportiv, rritja financiare, e krijimi i trashëgimisë infrastrukturore dhe jo infrastrukturore.

Duke folur për përfaqësimin e Kosovës në Lojërat Olimpike në Tokio, Krasniqi konfirmoi se krahas pesë xhudistëve që tashmë kanë siguruar normën olimpike për pjesëmarrje në këtë ngjarje globale sportive, tashmë të konfirmuar janë edhe dy notues dhe një atlet, ndërsa po punohet edhe në mbështetjen e sportistëve në disiplina të tjera, si në karate, skijim, etj..

“Ne do t’ i mbështesim fuqishëm ata dhe t’i ndihmojmë në mënyrën më të mirë për përgatitjen e tyre që të mund të kualifikohen, sepse kemi garues potencial”, theksoi Krasniqi.

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19