U zhvillua ligjëratë nga arkitektja Lumnije Gashi-Shabani për studentët e Fakultetit të Arkitekturës

19 Prill 2022

Në kuadër të aktiviteteve të sotme në Kolegjin AAB, u mbajt ligjërata e paralajmëruar ditë më parë me Lumnije Gashi Shabani, MA. Arch. Veprimtaria e saj ka variuar nga arkitektura dhe dizajni, në shkallën e planifikimit strategjik urban dhe planifikimin mjedisor, politikëbërjen dhe kornizën institucionale në Kosovë.

Ajo para studentëve të Fakultetit të Arkitekturës trajtoi pikërisht temën “Doracaku për vlerësimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale të komunës”. Qëllimi i këtij doracaku është të krijojë një metodologji të standardizuar, për vlerësimin e cilësisë së Planit Zhvillimor Komunal (PZhK) dhe Hartës Zonale të komunës (HZK), e bazuar në tregues dhe kritere të përcaktuara, gjatë procesit të hartimit dhe para miratimit përfundimtar të tyre. Ky doracak është përgatitur si pjesë e projektit të GIZ “Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës në Kosovë” në bashkëpunim të ngushtë me Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) dhe koordinim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI). 

Në fund, ajo u shpreh falënderuese ndaj Kolegjit AAB si dhe përmbylli takimin me studentë përmes pyetjeve dhe diskutimit rreth ligjëratës.

Share: