Kryetari i Unionit të Studentëve të Kolegjit AAB Gent Anadolli ka marrë pjesë në prezantimin e hulumtimit rajonal të UN Women në Tiranë, bashkë me studentin Leon Ramadani.
Hulumtimi u realizua nga pesë studiues dhe të rinjtë nga vendet e rajonit ndërsa eksploron lidhjet mes zhvillimit të të rinjve, barazisë gjinore dhe sfidave të kohezionit social në rajonin e Ballkanit.
Genti dhe Leoni mësuan rreth detajeve të këtij hulumtimi dhe u takuan me figura të njohura të implementuesve të projekteve në Tiranë.
Gjithashtu u zhvillua edhe një bisedë me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, ku u sigurua një perspektivë e rëndësishme mbi rolin e politikave publike në promovimin e barazisë gjinore dhe zhvillimit të të rinjve. Ndër të tjera u përmend edhe bashkëpunimi me Kolegjin AAB dhe kësaj ministrie, bashkë me ndonjë vizitë eventuale në Kosovë.