Unioni i Studentëve të AAB-së po vazhdon me organizimin e aktviteteve sportive

26 Prill 2018

Unioni i Studentëve të Kolegjit AAB në bashkëpunim me Fakultetin Kulturës Fizike dhe Sportit organizuan gara sportive në Futsall, Basketboll dhe Pingpong, në mes të studentëve të Kolegjit AAB dhe studentëve të Universitetit “Isa Boletini” nga Mitrovica.

Ky organizim u bë me qëllim të njohjes dhe shkëmbimit të përvojave në mes të dy institucioneve, ndërsa studentët e mitrovicas u shprehën të lumtur që garat u mbajtën në sallat sportive të Kolegjit AAB.

Kujtojmë se këto takime miqësore sportive, u mbajtën si rezultat i takimit që patën dy unionet muaj më parë në Kolegjin AAB.

Share: