Universiteti ‘Lincoln’ nderoi me ‘Doktoratë Nderi në Shkencat Filologjike” profesorin e AAB-së, Qatip Arifi

5 Korrik 2018

Senati i Universitetit ‘Lincoln’ në Kuala Lumpur të Malajzisë, ka nderuar profesorin e Kolegjit AAB, prof.dr.Qatip Arifi me arritjen akademike ‘Doktoratë Nderi në Shkencat Filologjike”.

Ky titull iu dha profesor Arifit për kontributin e tij në samitin ndërkombëtar “Global Sustainable Summit Awards 2018” (GSSA), që u mbajt më 28-29 qershor në Kuala Lumpur të Malajzisë.

Qëllimi i GSSA-së ishte që të mbledhë në një vend katër shtyllat kryesore të shteteve pjesëmarrëse në këtë samit (Institucionet arsimore, Shoqëritë civile, Bizneset dhe Qeveritë), për të diskutuar për avancimin e këtyre katër shtyllave, të cilat kontribuojnë drejtpërsëdrejti në zhvillimin shoqërisë demokratike.

Profesor Arifi falënderoi senatin e Universitetit ‘Lincoln’ për vlerësimin e kontributit të tij, po ashtu edhe Kolegjin AAB për mbështetjen e vazhdueshme që po i bën stafit akademik.

Share: