Urimi i Rektorit të Kolegjit AAB, Bujar Demjaha me rastin e festës së Fitër Bajramit

12 Maj 2021

“Të dashur studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ndjej kënaqësinë që në emër timin dhe të Kolegjit AAB t’ ju uroj festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë dhe njëherësh uroj që gëzimet dhe harmonia të jenë gjithmonë në shtëpitë tuaja.

Në këtë kohë pandemie që ka kapluar gjithë globin, festat nuk mund të festohen ashtu siç do të donim, sepse në rend të parë është ruajtja e shëndetit tuaj dhe familjarëve tuaj.

Prandaj, përmes këtij mesazhi urimi, shfrytëzoj rastin t’ ju them që të festoni me familjarët tuaj të ngushtë por edhe të keni kujdes maksimal ndaj virusit Covid – 19!”

Gëzuar!
Bujar Demjaha,
rektor

Share: