Ushtarët e Kampit Bondsteel vizituan Kolegjin AAB

28 Qershor 2016

Disa ushtarë të Kampit Bondsteel në Ferizaj kanë realizuar një vizitë në Kolegjin AAB në Prishtinë, ku përveç nga studentët e Fakultetit të Gjuhës Angleze dhe të Fakultetit të Kulturës Fizike, ushtarët u pritën edhe nga prorektori për Çështje Mësimore, prof. dr. Shemsedin Vehapi, dhe dekanja e Fakultetit të Gjuhës Angleze, Venera Llunji.

Qëllim i vizitës ishte që, përmes aktiviteteve të ndryshme sportive, të realizuara bashkë me studentët dhe stafin e dy fakulteteve në sallën e sportit të Fakultetit të Kulturës Fizike, të informohen më shumë për Kolegjin AAB, të socializohen me kulturën e tyre dhe të shkëmbejnë përvoja me njëri- tjetrin.

Mikel Moreno,në emër të ushtarëve të Kampit Bondsteel, falënderoi studentët dhe stafin e Kolegjit AAB për mikpritjen dhe bashkëpunimin e ndërsjellë. “Faleminderit për ditën e mrekullueshme, mikpritja e juaj ishte e jashtëzakonshme.

Unë dhe ushtarët jemi ndarë shumë të kënaqur. Kampusi është shumë i bukur, me një staf të këndshëm dhe të sjellshëm. Jam shumë i lumtur që ndërtuam marrëdhënie mes Kolegjit AAB dhe KFOR-it, bashkëpunim ky që do të vazhdojë edhe më tutje”, ka thënë Mikel Moreno. 

Share: