“Vëmendja ndaj mjedisit: Si ndryshimet e vogla bëjnë dallime të mëdha”

29 Mars 2017

Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në ligjëratën publike “Vëmendja ndaj mjedisit: Si ndryshimet e vogla bëjnë dallime të mëdha”. Ligjërata do të mbahet të mërkurën më 12 prill, nga ora 17:30 në Kino ABC, Prishtinë, dhe do të pasohet me një pritje të vogël në orën 19:00.

Folës kryesor do të jetë z. Luan Shllaku, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur, ndërsa ligjërata do të fokusohet tek çështjet mjedisore në Kosovë nga perspektiva e qeverisjes. Z. Shllaku, një ambientalist i shquar do të diskutojë se si gjërat e vogla që bëjmë bashkë mund të sjellin dallime të mëdha në mjedisin tonë. Gjithashtu, ligjërata e Z. Shllaku do të shënojë fillimin e serisë së ligjëratave publike Qeverisja ka rëndësi përmes së cilës OSBE-ja mëton t’i ofrojë banorëve në Kosovë një mundësi për të menduar për çështjet kritike në qeverisje dhe për të hulumtuar veprimet potenciale në drejtim të qeverisjes së mirë. 

Ligjërata do të ofrohet në gjuhën shqipe, ndërsa ofrohet edhe shërbimi i përkthimit (anglisht-shqip-serbisht).

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në ligjëratë, ju lutemi regjistrojuni për pjesëmarrje në [email protected] deri të mërkurën më 5 prill.

 

 

 AL Flyer 12 April

Share: