Vlog: Pandemia COVID-19 nga këndvështrimi i studentes Hana Iljazi

28 Maj 2020
A week in the life of an English major (in quarantine)

“Dhe njerëzit qëndronin në shtëpi. Lexonin libra, dhe dëgjonin, dhe pushonin, dhe ushtronin, dhe bënin art… Disa takuan hijet e tyre. Dhe njerëzit filluan të mendojnë ndryshe…”. 

Kështu e nis poemën e saj Kitty O’ Meara, e inspiruar nga pandemia e koronavirusit, ndërsa kjo e ka nxitur edhe studenten e Kolegjit AAB, Hana Iljazi të bëjë diçka të veçantë.
Hana, e cila në Kolegjin AAB studion në Fakultetin e Gjuhës Angleze, përmes një video blogu, sjell për ne një periudhë që do të mbahet mend gjatë për të gjithë, qëndrimin në shtëpi dhe rutinën e përditshme të mësimit online.
Ajo që e bën më të veçantë vlogun e Hanës është edhe ndjesia e krijuar në rolin e mësimdhënëses së gjuhës angleze, ku ajo bashkë me 30 studentë të tjerë të dalluar, zhvilluan kurse falas për studentët e të gjitha fakulteteve të AAB-së.
Hana ka bërë një punë të mrekullueshme, ndërsa ne po sjellim versionin e shkurtër të vlogut të saj, të cilin të plotë mund ta gjeni në këtë link:
https://youtu.be/oXa_C-zsnlc

Share: