Workshop Online: “Vjelja” e informatave nga ueb faqet – rast studimi Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve

25 Mars 2021

Në workshop-in e radhës të organizuar nga Kolegji AAB, do të njoftohemi me teknikat e “vjeljes” së informatave nga ueb-faqet online.

Softuerët Web Crawling (spider/spiderbot)/Web Scrapping përdoren në mënyrë të vazhdueshme nga motorët e kërkimit si Google, Bing, Yahoo, Lycos etj. ku këto kompani mbledhin informata nga miliona ueb faqe në mënyrë të vazhdueshme dhe krijojnë baza gjigante të të dhënave. Këto metoda në anën tjetër përdoren edhe nga keqbërësit dhe virusët e ndryshëm.

Në këtë workshop, në mënyrë praktike do të demonstrohet teknika e “vjeljes” së informatave duke u shtjelluar tema nga thelbi dhe duke përdorur metoda dhe vegla nga më të thjeshtat në mënyrë që të kuptohet rrënjësisht Web Scrapping.

Të dhënat e mbledhura me anë të kësaj metode më pastaj mund të përdoren për krijimin e të dhënave të strukturuara (p.sh. SQL Databazë).

Për nevojat e demonstrimit është përzgjedhur ueb faqja zyrtare e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve – arbk.rks-gov.net në të cilën gjinden të dhënat e afro 200mijë bizneseve!

Të interesuarit të aplikojnë përmes emailit: [email protected], kurse workshopi do të mbahet online, ditën e hënë, më datë 29 mars në orën 20:00.

Share: