Zgjatet afati i nominimeve për zgjedhjet studentore 2022

22 Mars 2022

Të nderuar studentë,

Ju njoftojmë se afati i nominimit të kandidatëve të rinj për Unionin e Studentëve të Kolegjit AAB
është zgjatur deri më 27 mars 2022.

Të drejtë nominimi kanë të gjithë studentët nga viti i parë deri në vitin e parafundit të studimeve të cilët marrin mbështetjen (nënshkrimet) e 50 studentëve të tjerë nga fakulteti ku studiojnë.

Bëhu pjesë e Unionit të Studentëve!
Sot lider i studentëve — nesër edhe më lart!…

Share: