Zhvillohet sesion informues për projektet Erasmus+ dhe Horizon në Kolegjin AAB

29 Shtator 2023
Information session on Erasmus+ and Horizon projects is held at AAB College

Zyra për Zhvillimin e Projekteve në Kolegjin AAB ka mbajtur një sesion informues në lidhje me projektet Erasmus+ dhe Horizon.

Në këtë sesion morën pjesë stafi akademik i Kolegjit AAB nga programe të ndryshme të studimeve, të cilët u informuan për qëllimin, strukturën dhe rëndësinë e këtyre projekteve për zhvillimin dhe rritjen e cilësisë së arsimit.

Drejtoresha e Zyrës për Zhvillimin e Projekteve Ilirjana Geci shpjegoi në detaje procedurat ekzistuese për zhvillimin e një projekti duke shprehur gatishmërinë për ta përkrahur secilën ide që paraqitet nga stafi akademik, në përputhje me kriteret që duhet plotësuar.

Edhe zyrtarja për projekte Qëndresa Kukaj tregoi hapat për aplikim në projektet Horizon të cilat i vlerësoi si një mundësi ideale për mbështetje në sektoret kulturore dhe kreative të institucionit.

Share: