Zhvillohet tryezë me alumnët e AAB’së – Diskutohet për rrugëtimin drejt suksesit profesional

13 Qershor 2025

Qendra për Karrierë e Kolegjit AAB ka organizuar një tryezë diskutimi me alumnët e Kolegjit AAB, të cilët ndanë rrëfimet e tyre për rrugëtimin profesional pas diplomimit, duke theksuar rolin e institucionit për përgatitjen e tyre.

Ata thanë se shumica nga ta u punësuan falë praktikave profesionale që ofrohen në kuadër të fakulteteve në AAB.

“AAB nuk ishte vetëm një vend për studime por edhe një urëlidhëse drejt karrierës. Praktika, trajnimet dhe aktivitetet e ndryshme ishin hapat e parë për sukses”, u shpreh njëri nga alumnët pjesëmarrës.

Gjatë kësaj tryeze u vu theksi rreth rëndësisë së përfshirjes të studentëve në aktivitete, si një nga shtyllat për të ndërtuar një profil profesional qysh nga studimet.

Kolegji AAB vazhdon të jetë një ndër institucionet udhëheqëse për ndërlidhjen e studimeve me tregun e punës, ndërsa alumnët janë dëshmia më e qartë për edukimin cilësor dhe praktik që ndikon direkt në punësim dhe karrierë.

Në fund të organizimit u ndanë mirënjohje për studentët, si shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe shembullin frymëzues për komunitetin e AAB’së.

Share: