Dekanati

Email
[email protected]
Tel
+381 (0) 38 600 005

Prof. ord. Mr. Art. Shyqri Nimani

Dekan U. D

Shyqri Nimani, u lind në Shkodër më 6 maj 1941. Shkollën e Mesme të Artit e kreu në Pejë me sukses të shkëlqyeshëm. U diplomua në Akademinë e Arteve Aplikative në Beograd në vitin 1967, me notën maksimale 10.  Studimet pasuniversitare i kreu më 1969 në të njëjtën Akademi. Profesor ordinar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Në vitet 1976 – 1978 ka qëndruar në Japoni si bursist i Qeverisë japoneze për hulumtim artistik. Në vitet 1979 – 1989 ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës. Ka qenë dekan i Fakultetit të Arteve nga viti 1991 – 1994. Merret me pikturë, grafikë, dizajn dhe me disiplina të tjera të arteve figurative. Ka botuar monografi për artin mesjetar dhe bashkëkohor shqiptar. Ka përkthyer edhe libra nga gjuhë të huaja. Ka ligjëruar në Akademinë e Arteve në Tiranë (Shqipëri), në Universitetin e Tetovës (Maqedoni), dhe tani e dhjetë vjet në Kolegjin AAB (Fushë Kosovë).

Udhëtimet studimore:

Angli, Francë, Itali, Shqipëri, BRSS, Spanjë, Greqi, Meksikë, Gjermani, Austri, Siri, SHBA, Singapor, Hong Kong, Indi, Skandinavi (Finlandë, Suedi, Norvegji), Danimarkë, Turqi, Bullgari, Egjipt, Qipro, Belgjikë, Holandë, Rumani etj.

Ekspozitat personale në vend dhe në botë:

1971 – Galeria e SHAFAAS, Beograd; Galeria “Kamen Mali”, Cavtat (Kroaci). 1975 – Muzeu i Arteve Aplikative, Beograd; 1978 – “Gyarari 5610” Tokio (Japoni); Galeria e Universitetit “Gakugei Daikagu”,Tokio; 1980 – Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë; 1983 – Galeria YU-KIC, Nju Jork;1984 – Galeria“Forum”, Zagreb; 1986 – Galeria e PK “Asim Vokshi”, Gjakovë; 1988 – Muzeu i Arteve Aplikative, Beograd; 1993 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë. 2003 – Galeria e Arteve e Kosovës, Prishtinë; 2008 – Galeria „Zlatni Konj“, Zagreb, Kroaci; 2014 – Ekspozitë personale në Rumani, Bukuresht dhe Krajovë.

 

Ekspozitat kolektive:

Nga viti 1969 e deri më 2014 ka marrë pjesë në shumë ekspozita të rëndësishme në vend dhe në botë.

 

Shpërblimet e mirënjohjet kryesore:

1971- Shpërblimi i Dhjetorit (i Kosovës), Prishtinë; 1972 – Attestato di Benemerenza, Sassoferrato, Itali; 1973 – Shpërblimi vjetor i SHAAK, Prishtinë; 1974 – Mirënjohja publike e qytetit të Prishtinës; 1979 – Shpërblimi i Nëntorit i qytetit të Prishtinës; 1985 – Shpërblimi i Sallonit Pranveror të Kosovës; 1986 – Shpërblimi i Sallonit Pranveror të Kosovës; 1997 – Shpërblimi për monografinë“Trojet Shqiptare në Harta dhe Stema” me rastin e 85 vjetorit të Republikës së Shqipërisë.

Disa nga monografitë representative dhe më të rëndësishme të Shyqri Nimanit mbi trashëgiminë kulturore shqiptare:

  Onufri dhe piktorë të tjerë mesjetarë shqiptarë

 (Onufri and Other Albanian Medieval Artists), Prishtinë, 1987

  Arti bashkëkohor i Kosovës, (Contemporary Art of Kosova), Prishtinë, 1988 

  Përgatitja e librit (Book Design), Prishtinë, 1990

“10×10 – Ars Longa Vita Brevis”, Prishtinë, 1994

Trojet shqiptare në harta dhe stema, (Albanian Lands in Maps and Emblems),

  (Albanische Gebiete auf Karten und Wapen), Prishtinë, 1997

Arnavud Artistët Shqiptarë në Perandorinë Osmane”,

  (ArnavudAlbanian Artists in the Ottoman Empire), Prishtinë, 2003

 – Gurë të Mozaikut Shqiptar (Stones of Albanian Mosaic), ArsAlbanica, 2011

 – Mehmet Ali PashaKapedani Shqiptar që ia Ktheu Dinjitetin Egjiptit”, 2012.

 

Prof. Shyqri Nimani është i mirënjohur gjithandej në të gjitha hapësirat shqiptare për kaligrafimin me dorë në pergamen të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 2008.

Email
[email protected]
Tel
+381 (0) 38 600 005
ext 150

Mr.Art. Fitim Aliu

Prodekan

Ka diplomaur në pikturë në Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës në vitin 2001, ku dhe ka vazhduar dhe pë rfunduar studimet e tij pasuniversitare në vitin 2005. Ai ka marrë pjesë dhe ka prezantuar veprat e tij në ekspozita dhe konferenca të shumta të akarakterit rajonal dhe ndërkombëtar, pë rfshirë dhe ngjarje të organizuara nga shoqata italiane për arkitekturë, art dhe restaurim urban / Itali në vitin 2012. Aktualisht punon si profesor dhe prodekan i Fakultetit të Arteve në AAB në Prishtinë.
Nga viti 2003 deri në vitin 2007 ka qenë Kryetar i Shoqatës së Arteve Figurative për rajonin e Gjilanit, ku ka organizuar ngjarje të shumta artistike me të rriturit, por edhe të rinjtë dhe fëmijët, pë rfshirë koloni artistike, Olimpiadën e Lojërave pa kufij për fëmijët në Gjilan, dhe shumë ekspozita për anëtarët e Shoqatë s së Arteve Figurative. Ai ka marrë pjesë edhe në ekspozita personale dhe kolektive në Kosovë dhe jashtë vendit . Nga 2000-2002 ai organizoi koloni të përbashkëta artistike France – Kosovë në bashkëpunim me shoqatë n ALFA nga qyteti Vernon i Francës .
Vizitat studimore : Francë, Angli, Shqipëri, SHBA, Itali, Greqi, Gjermani, Turqi, Bullgari, Austri, Belgjikë, Holandë, Hungari, Kroaci, Slloveni, Zvicë r, Bosnje e Hercegovinë dhe Maqedoni . Në vitin 2000 ka fituar bursë nga Heinrich Bell Stiftung .

Ekspozitat personale :
2000 – Vizioni i nxënësve, Prishtinë dhe Philipe Auguste, Vernon, FRANCË (edhe në vitin 2009);
2001 – Ish Komiteti Ekzekutiv i UNMIK-ut, Prishtinë dhe Departamenti i Kulturës, Prishtinë;
2009 – Ambasada Amerikane, Prishtinë, ICO, Gjilan dhe Departamenti i Kulturës Prishtinë;
Gjithashtu ka marrë pjesë në mbi 20 ekspozita kolektive dhe tre koloni artistike brenda dhe jashtë vendit.

INSTITUTI AAB
APLIKO