Ekonomik

Fakulteti Ekonomik fokusohet në ofrimin e mësimdhënies në forma bashkëkohore, praktike dhe në përputhje me zhvillimet dhe proceset në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Qëllimi i Fakultetit është të sigurojë që studentët e diplomuar të jenë konkurrues në tregjet globale, si individë apo si pjesë përbërëse të organizatave prestigjioze. Fakulteti Ekonomik ofron udhëzime dhe përgatit studentët për karriera në shoqëri të bazuar në trendët e fundit të industrisë, duke i ndihmuar ata të marrin dije bashkëkohore dhe të zhvillojnë një vizion për të ardhmen. Kjo ndihmon studentët të përshtaten dhe të ballafaqohen me sfidat ekonomike, duke kontribuar në ndryshimin dhe përparimin e shoqërisë sonë.

Në këtë mënyrë, Fakulteti Ekonomik shërben si një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve për zhvillimin ekonomik të vendit. Përmes ofrimit të programeve cilësore dhe të përshtatshme për kohën, Fakulteti Ekonomik kontribuon në rritjen e kapaciteteve dhe kompetencave të nevojshme për të rritur performancën e bizneseve dhe për të krijuar struktura të reja në treg. Gjithashtu, fakulteti promovon hulumtime të reja dhe inovative në fushat e bankave, financës, menaxhmentit, marketingut, dhe në ekonominë në përgjithësi, duke ndihmuar në krijimin e një baze të thellë të dijes dhe njohurive të cilat kontribuojnë në shoqëri.

Duke marrë parasysh të gjitha elementët e mësipërme, misioni i Fakultetit Ekonomik është “të përgatisë profesionistë dhe liderë të ardhshëm me njohuri dhe kompetenca analitike në fushën e ekonomisë përmes një qasjeje mësimore me studentin në qendër dhe përmes metodologjive inovative të mësimdhënies, të angazhohet në gjenerimin e njohurive të reja përmes kërkimeve të avancuara shkencore dhe të aplikuara dhe të promovojë sipërmarrjen, duke kontribuar kështu në zhvillimin socio-ekonomik si në nivel kombëtar ashtu edhe më gjerë.”

Dekanati

Xhavit Islami

Dekan

Prof. Ass. Dr. Xhavit ISLAMI ka lindur më 19 qershor 1990 në Viti. Arsimin fillor e ka përfunduar në shkollën “Hasan Aliu” në fshatin Remnik, ndërsa arsimin e mesëm në shkollën “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Në vitin 2012 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, në drejtimin “Menaxhment dhe Informatikë”, duke fituar titullin Bachelor në Menaxhment dhe Informatikë (BSc.) (https://uni-pr.edu/). Në vitin 2014 ka përfunduar studimet pasuniversitare në të njëjtin institucion dhe në të njëjtin drejtim, duke fituar titullin Master i Shkencave Ekonomike në Menaxhment dhe Informatikë (MSc.). Ndërsa, studimet e doktoraturës i ka përfunduar në vitin 2021 në Universitetin publik “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (https://ukim.edu.mk/), ku ka fituar titullin Doktor i Shkencave Organizative dhe Menaxhimit (Menaxhment) (Dr. Sc.).

Rrugëtimi akademik dhe profesional i Prof. Ass. Dr. Xhavit ISLAMI si mësimdhënës në fushën e arsimit të lartë filloi në vitin 2016, kur u punësua si asistent mësimor në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan (https://uni-gjilan.net/). Gjatë kësaj periudhe, deri në vitin 2020, ai kontribuoi në zhvillimin e procesit mësimor duke udhëhequr ushtrime praktike dhe duke asistuar në ligjërata për disa lëndë të rëndësishme nga fusha e menaxhmentit, të tilla si: Menaxhimi Strategjik, Menaxhmenti, Menaxhimi i Operacioneve, Menaxhimi i Projekteve, Menaxhimi i Biznesit të Vogël dhe të Mesëm, Ndërmarrësia dhe Menaxhimi i Inovacioneve. Në vitin 2022, ai iu bashkua Kolegjit AAB në Prishtinë, një institucion i njohur i arsimit të lartë në Kosovë (https://aab-edu.net/). Në këtë institucion, përveç angazhimit të tij si ligjërues, ai fitoi edhe titullin akademik Profesor Asistent (Prof. Ass. Dr.), duke u afirmuar si një profesionist dhe studiues me potencial në fushën e menaxhmentit dhe shkencave organizative.

Që nga viti 2022 e deri më sot, Prof. Ass. Dr. Xhavit ISLAMI vazhdon të kontribuojë në procesin mësimdhënor në Kolegjin AAB, ku ligjëron një numër lëndësh në nivelin bachelor dhe master. Lëndët që ai ligjëron përfshijnë: Metodologjia e Hulumtimit Shkencor (MSc), Seminari Përgatitor për Temën e Masterit (MSc), Ndërmarrësia dhe NVM-të (BSc), Menaxhimi i Burimeve Njerëzore (BSc). Gjatë kësaj kohe, ai ka treguar përkushtim të veçantë në aplikimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në përçimin e njohurive praktike dhe teorike te studentët. Përmes përvojës së tij të vazhdueshme akademike në procesin e mësimdhënies, Prof. Ass. Dr. Xhavit ISLAMI vazhdon të japë kontribut të rëndësishëm në përgatitjen profesionale dhe shkencore të studentëve.

Që nga viti 2025, Prof. Ass. Dr. Xhavit ISLAMI është emëruar në pozitën e Dekanit të Fakultetit Ekonomik në Kolegjin AAB, ku po udhëheq me përkushtim proceset akademike dhe zhvillimore të fakultetit. Në këtë rol, ai po zbaton në praktikë gjetjet shkencore dhe njohuritë e fituara gjatë studimeve dhe përvojës së tij në fushën e menaxhimit, duke kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në ngritjen e cilësisë akademike, zhvillimin institucional dhe avancimin e kapaciteteve profesionale të stafit dhe studentëve të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB.

Në kuadër të zhvillimit të tij të vazhdueshëm profesional dhe të kontributit të tij në avancimin e fushës së menaxhmentit, Prof. Ass. Dr. Xhavit ISLAMI bart një bagazh të pasur shkencor, të cilin e pasuron dhe e thellon çdo ditë përmes angazhimeve aktive në kërkime shkencore. Ai ka publikuar një numër të konsiderueshëm punimesh në revista ndërkombëtare prestigjioze, të botuara nga shtëpi botuese me renome globale si Elsevier, Springer, Taylor & Francis, Emerald, Sage etj. Aktiviteti i tij kërkimor nuk kufizohet vetëm në publikime, por shtrihet edhe në pjesëmarrje të rregullta në konferenca shkencore ndërkombëtare dhe kombëtare, si dhe në workshop-e shkencore me karakter aplikativ dhe teorik, ku ka ndarë rezultatet e studimeve të tij dhe ka bashkëpunuar me studiues nga vende të ndryshme. Kontributi i Prof. Ass. Dr. Xhavit ISLAMI në shkencë është i dokumentuar me një numër publikimesh në revista të indeksuara në databaza të njohura dhe kredibile shkencore, siç janë Web of Science dhe Scopus, duke dëshmuar vlerën dhe cilësinë e lartë të punimeve të tij kërkimore. Ndër veprat dhe artikujt e tij shkencor më të njohur përfshihen:

PUNA SHKOLLORE/SHKENCORE:
  • Teza e doktoratës: The Relation between Human Resource Management Practices, Supply Chain Management Practices and Competitive Strategy as Strategic Instruments and their Impact on Organizational Performance in Manufacturing Industry. http://hdl.handle.net/20.500.12188/16201
  • Teza e masterit: The Role and Importance of Changes in Business Success: The Study Based in the Region of Anamorava.
BOTIMET/ ARTIKUJT SHKENCOR:
    • Islami, Xh., Mulolli, E. & Mustafa, N. (2025). Artificial intelligence and value-based strategy: a literature review and future research directions. Management Review Quarterly, 76(3), 1-77. https://doi.org/10.1007/s11301-025-00549-x
    • Islami, Xh., Mulolli, E., Mustafa, N., Qerimi, F., & Qerimi, A. (2025). Relational capabilities and supply-chain-enabled differentiation in SMEs: evidence from an emerging economy. Supply Chain Forum: An International Journal, 26(4), 1–21. https://doi.org/10.1080/16258312.2025.2564623
    • Mulolli, E., Islami, Xh., & Mustafa, N. (2025). Individual vs. Bundle HRM Practices: Effects on SMEs’ Performance. Management: Journal of Contemporary Management Issues, 30(2), 47-70. https://doi.org/10.30924/mjcmi.30.2.4
    • Mulolli, E. & Islami, Xh. (2025). Artificial intelligence and digital leadership: mapping research trends and thematic patterns. South East European Journal of Economics and Business, 20(2), 68-84. https://doi.org/10.2478/jeb-2025-0019
    • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2025). When and How Does Innovation Augment the Effect of HRM on SME Performance? Journal of Entrepreneurship and Innovation in Emerging Economies, 11(1), 1-27. https://doi.org/10.1177/23939575241301477
    • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2024). Human-Artificial Intelligence in Management Functions: A Synergistic Symbiosis Relationship. Applied Artificial Intelligence, 38(1), 1-44. https://doi.org/10.1080/08839514.2024.2439615
    • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2024). Do training and development, internal communication and information sharing, and job design boost the innovation of SMEs? Cogent Business & Management, 11(1), 1-16. https://doi.org/10.1080/23311975.2024.2413912
    • Mulolli, E., Islami, Xh., & Hashani, M. (2024). Enhancing SME Performance through Innovation: Evidence from a transition economy – Kosovo. Business, Management and
      Economics Engineering, 22(2), 401-420. https://doi.org/10.3846/bmee.2024.21800
    • Abduraimi, P. B., Bilalli, M., Islami, Xh., Maçani. F. (2024). Does Internal Organization Communication Enhance Employee Engagement? Economic Studies (Ikonomicheski
      Izsledvania),33(3),144-165.https://www.iki.bas.bg/Journals/EconomicStudies/2024/2024- 3/09_Xhavit-Islami.pdf
    • Islami, Xh., Mustafa, N. (2023). The role of internal human resource orchestration on firm performance. Journal of Information and Organizational Sciences, 47(1), 39-63.
      https://doi.org/10.31341/jios.47.1.3
    • Islami, Xh., Latkovikj, M. T., Drakulevski, L., & Popovska, M. B. (2023). Does competitive strategy moderate the linkage between HRM practices and firm performance? Management: Journal of Contemporary Management Issues, 28(1), 45-63.
      https://doi.org/10.30924/mjcmi.28.1.4.
    • Bilalli Abduraimi, P., Mustafi, M., & Islami, Xh. (2023). The role of organizational culture on employee engagement. Business: Theory and Practice, 24(1), 109–122.
      https://doi.org/10.3846/btp.2023.17241
    • Islami, Xh. (2023). Lean manufacturing and firms’ financial performance: the role of strategic supplier partnership and information sharing. Benchmarking: An International Journal, 30(9), 2809-2831. https://doi.org/10.1108/BIJ-02-2022-0084
    • Mustafa, N., Bajrami, A., Islami, Xh. (2022). Electronic services management in local governance – evidence from a transitional economy. International Journal of Sustainable Development and Planning, 17(2), 615-621. https://doi.org/10.18280/ijsdp.170226
    • Islami, Xh., Latkovikj, M. T. (2022). There is Time to be Integrated: The relationship between SCM practices and Organizational Performance – The Moderated Role of Competitive Strategy. Cogent Business & Management, 9(1), 1-26.
      https://doi.org/10.1080/23311975.2021.2010305
    • Islami, Xh. (2021). How to Integrate Organizational Instruments? The Mediation of HRM practices Effect on Organizational Performance by SCM practices. Production &
      Manufacturing Research, 9(1), 206-240. https://doi.org/10.1080/21693277.2021.1978007
    • Islami, Xh., Latkovikj, M. T., Drakulevski, L., & Popovska, M. B. (2020). Does differentiation strategy model matter? Designation of organizational performance using differentiation strategy instruments – an empirical analysis. Business: Theory and Practice, 21(1), 158-177. https://doi.org/10.3846/btp.2020.11648
    • Islami, Xh., Mustafa, N., & Latkovikj, M. T. (2020). Linking Porter’s generic strategies to firm performance. Future Business Journal, 6(1), 1-15. https://doi.org/10.1186/s43093-020-0009-1
    • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2020). A conceptual framework of transformational leadership as an influential tool in the team performance. European Journal of Management Issues, 28(1-2), 13-24. https://doi.org/10.15421/192002
    • Mulolli, E., Boskovska, D., & Islami, Xh. (2020). The competitive role of human resource management strategies on SMEs in a transitional economy. International Journal of Multidisciplinary and Current Research, 8 (4), 521-529. Link
    • Islami, Xh., Islami, V., Latkovikj M. T., & Mulolli, E. (2019). Barriers hindering the entry of new firms to the competitive market and profitability of incumbents. Management: Journal of Contemporary Management Issues, 24 (2), 121-143. https://doi.org/10.30924/mjcmi.24.2.9
    • Islami, Xh., & Islami, V. (2019). Performance appraisal and the quality of working life. European Journal of Management Issues, 27(1-2), 10-20. https://doi.org/10.15421/191902
    • Mustafa, N., Nakov, L., & Islami, Xh. (2019). The impact of organizational changes on
      increasing SMEs competitiveness. Acta Universitatis Danubius. Œconomica (Business Administration and Business Economics), 15 (2), 104-128. https://journals.univ-danubius.ro/index.php/oeconomica/article/view/5230
    • Islami, Xh., Mulolli, E., & Mustafa, N. (2018). The Effect of Factors Industrial and Internal to the Firm’s Performance. Acta Universitatis Danubius. Œconomica (Business Administration and Business Economics), 14 (5), 154-166. https://journals.univ-danubius.ro/index.php/oeconomica/article/view/4895
    • Islami, Xh., Mulolli, E., & Mustafa, N. (2018). Using Management by Objectives as a performance appraisal tool for employee satisfaction. Future Business Journal, 4(1), 94-108. https://doi.org/10.1016/j.fbj.2018.01.001
    • Mulolli, E., Islami, Xh., & Skenderi, N. (2017). Business Incubators as a Factor for the Development of SMEs in Kosovo. International Journal of Management, Accounting and
      Economics, 4 (6), 659-666. https://www.ijmae.com/article_115030.html
    • Skenderi, N., Islami, Xh., & Mulolli, E. (2017). The Impact of Informal Economy in the Development of SMEs-Evidence from Kosovo (2008-2012). International Journal of
      Management, Accounting and Economics, 4 (5), 554-564.
      https://www.ijmae.com/article_115021.html
    • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2016). Does the Economy Size Affect FDI?-Evidence from Western Balkan Countries (2005-2014). Global Journal of Management and Business Research: B Economics and Commerce, 16 (4), 16-26.
      https://journalofbusiness.org/index.php/GJMBR/article/view/2014
    • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2016). Do the Governmental Grants Influence in Breaching Free-market Competition? – The Data of SMEs Taken in Kosovo. Mediterranean Journal of Social Sciences, 7 (3), 80-88. https://doi.org/10.5901/mjss.2016.v7n3p80
    • Islami, Xh., Mulolli, E., & Skenderi, N. (2016). Relationship in Between FDI Inflow and Economic Growth in Kosovo. European Journal of Economics and Business Studies, 4(1), 49-56. https://doi.org/10.26417/ejes.v4i1.p50-57
    • Skenderi, N., Islami, Xh., & Mulolli, E. (2016). The Influence of Macroeconomic Factors in the Failure of Returning the Bank Credits in Kosovo. Mediterranean Journal of Social Sciences, 7 (1), 320-327. https://doi.org/10.5901/mjss.2016.v7n1p320
    • Mulolli, E., Islami, Xh., & Skenderi, N. (2015). Human Resource Management Practices and SMEs Performance: Study Based In Kosovo.                                                          International Review of Management and Business Research 4(4),1171-1179. https://www.irmbrjournal.com/paper_details.php?id=497
    • Islami, Xh. (2015). The Process and Techniques to overcome the Resistance of Change Research based in the Eastern Part of Kosovo. International Journal of Multidisciplinary and Current Research, 3 (6), 1122-1130. Link
    • Islami, Xh., Mulolli, E., & Skenderi, N. (2015). The Role of the Environment in the Organizational Change of the SME-s Research Based in the Eastern Part of Kosovo.
      International Journal of Recent Advances in Multidisciplinary Research, 2 (9),1763-1766. Link
MONOGRAFITË:
  • Mulolli, E., & Islami, Xh. (2025). From People to Performance: How Human Resource Management Drives SME Performance. Artini, ISBN: 978-9951-28-520-9, Prishtinë.
  • Islami, Xh. (2022). BEYOND STRATEGIC TOOLS: The integration of HRM, SCM and competitive strategy as new challenge on organizational strategic approach. Olymp, ISBN: 978-9951-795-23-4, Prishtina. Monograph.
PREZANTIMET NË KONFERENCA SHKENCORE:
  • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2025, October). Strategic Use of Artificial Intelligence in Value Creation: A Systematic Review and Agenda for Future Research. International Scientific Conference: Demographic Changes and Labor Market Dynamics – Challenges of Sustainable Economic Development in Albania, Kosovo, and the Region. The Academy of Sciences of Albania & Kosova Academy of Sciences and Arts.
  • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2024, October). The relationship between HRM practices and SME performance in light of competitive strategies: evidence from a transition economy. International Conference of Prishtina Management & Entrepreneurship-PRIME. Kosova Academy of Sciences and Arts.
  • Islami, Xh., Mulolli, E. (2021, June). Linking HRM practices to operational performance in the emerging economy. Presented in “FEB Zagreb 12th International Odyssey Conference on “Economics and Business”, hosted by Faculty of Economics & Business, University of Zagreb, Šibenik, Croatia, 9-12 June 2021.
  • Islami, Xh. (2020, March). Relationship between Supply Chain Management Practices andCompetitive Strategies. Presented in: Seventh International Conference on: “Social and Natural Sciences – Global Challenge 2020”. Organized by: International Institute for Private, Commercial, and Competition Law (Austria) in Partnership with: Bielefeld University of Applied Sciences (Germany), Keiser University (USA), Institute of History and Political Science of the University of Białystok (Poland), School of American Law (Greece).
  • Islami, Xh., Mulolli, E., & Skenderi, N. (2016, March). Relationship in Between FDI Inflow and Economic Growth in Kosovo. Paper presented at the 8th International Conference on Social Sciences, European Center for Science Education and Research, Sofia.
  • Islami, Xh., & Mulolli, E. (2016, March). Drejtimi i politikave qeveritare në mbështetjen e NVM-ve në Kosovë. Paper presented at the IVth Conference Regional of Science (Kosovo, Albania, Macedonia, Serbia, Montenegro). On the topic: Changes in society through reforms, with particular emphasis on education, justice and the economy. Kosovo.
  • Mulolli, E., Islami, Xh., Skenderi, N. (2016, March). Inkubatorët e biznesit si faktor për zhvillimin e NVM-ve në Kosovë. Paper presented at the third International Conference on: Interdisciplinary Studies. International Institute for Private, Commercial and Competition Law. Tirana.
  • Skenderi, N., Mulolli, E., Islami, Xh. (2016, March). Ndikimi i ekonomisë informale në zhvillimin e NVM-ve në Kosovë. Paper presented at the third International Conference on: Interdisciplinary Studies. International Institute for Private, Commercial and Competition Law. Tirana.
PREZANTIMET NË PUNËTORI (WORKSHOPS)
  • Islami, Xh. (2020, September). Does the relationship between HRM practices, SCM practices, and competitive strategy as strategic instruments improve the organizational performance? Presented in: The workshop of the Central, East, and South-East European PhD Network (CESEENet) in Economics, Management and Finance. At “Aristotle University of Thessaloniki”, September, 17-18, 2020, in Thessaloniki, Greece.
  • Mulolli, E., & Islami, Xh. (2021, September). The impact of human resource management practice on financial and non-financial performance of SME-s. Presented in: The workshop of the Central, East, and South-East European PhD Network (CESEENet) in Economics, Management and Finance. At “Odessa National Economic University”, September, 16-17, 2021, in Odessa, Ukraine.
  • Rrudhani, F., Islami, Xh., & Jusufi, A. K. (2021, September). Role of Micro-Financing on Women’s Empowerment: Study Based in Kosovo. Presented in: The workshop of the Central, East, and South-East European PhD Network (CESEENet) in Economics, Management and Finance. At “Odessa National Economic University”, September, 16-17, 2021, in Odessa, Ukraine.

Vlen të theksohet se, përveç kontributit të tij të rëndësishëm shkencor përmes botimeve dhe prezantimeve në konferenca, Prof. Ass. Dr. Xhavit ISLAMI luan gjithashtu një rol të rëndësishëm në mbështetjen dhe zhvillimin e kërkimit shkencor të studiuesve të tjerë. Ai kontribuon aktivisht në procesin e rritjes së cilësisë së punës shkencore duke asistuar autorë të ndryshëm në publikimin e hulumtimeve të tyre në revista të njohura ndërkombëtare me impakt faktor të lartë. Në këtë kuadër, Prof. Ass. Dr. Xhavit ISLAMI shërben recensues i dorëshkrimeve shkencore në disa revista prestigjioze ndërkombëtare. Angazhimi i tij në këto revista dëshmon për njohjen dhe vlerësimin që gëzon si ekspert në fushën e menaxhmentit dhe shkencave organizative. Ai kontribuon si recensues shkencor në revistat si më poshtë:

Ky angazhim jo vetëm që ndihmon në përmirësimin e cilësisë së botimeve shkencore, por gjithashtu kontribuon në përparimin e disiplinës së menaxhmentit në nivel global, duke përforcuar rëndësinë e integritetit dhe të standardeve të larta akademike në kërkimin shkencor.

Prof. Ass. Dr. Xhavit ISLAMI ka investuar në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin e tij profesional, duke ndjekur një sërë trajnimesh dhe seminareve specializuese të cilat kanë synuar thellimin e njohurive dhe avancimin e aftësive të tij akademike dhe kërkimore. Përmes pjesëmarrjes aktive në këto programe, ai është certifikuar nga institucione të njohura vendore dhe ndërkombëtare, të cilat ofrojnë trajnime në fusha të ndryshme të menaxhmentit, metodologjisë së kërkimit shkencor dhe zhvillimit profesional të stafit akademik. Në këtë drejtim, ai është certifikuar për pjesëmarrjen dhe përfundimin me sukses të trajnimeve dhe seminareve
profesionale dhe ka marrë:

  • Certifikatë për Menaxhimin e projektit me MS Project.
  • Certifikatë si trajner i lojës mikro biznesi (Micro Business Game – MBG).
  • Certifikatë nga Bashkimi Europian (Kosovo Erasmus + Office) si pjesëmarrjes në seminarin Technical Assistance Mission “Integration of Artificial Intelligence Tools in Higher Education” me 26 and 27 June 2025.

Prof. Ass. Dr. Xhavit ISLAMI është i pranishëm dhe aktiv në disa prej databazave më të rëndësishme shkencore elektronike dhe platformave sociale akademike, ku mund të gjeni punimet e tij të publikuara, aktivitetet kërkimore dhe informacionet profesionale. Këto përfshijnë:

PROJEKTET:

Aktualisht i angazhuar në Projektin EDU-LAB Horizon si Specialist i Analizës së të Dhënave. Ky rol përfshin kryerjen e analizave të avancuara sasiore të të dhënave duke përdorur softuerin SPSS, kryerjen e krahasimeve statistikore dhe interpretimin e gjetjeve për të mbështetur vendimmarrjen e bazuar në prova brenda projektit. Ky pozicion kërkon saktësi në trajtimin e të dhënave, rigorozitet metodologjik dhe aftësinë për të përkthyer rezultatet statistikore në njohuri të zbatueshme.

AFTËSITË DHE KOMPETENCAT SOCIALE:

Gjuha amtare e Prof. Ass. Dr. Xhavit ISLAMI është gjuha shqipe. Përveç gjuhës amtare, ai zotëron shumë mirë edhe gjuhën angleze. Gjatë viteve të studimit dhe punës ka zhvilluar aftësi të avancuara në përdorimin e programeve kompjuterike si Microsoft Office, SPSS, AMOS, Microsoft Accounting, QuickBooks, dhe programe të tjera të ngjashme. Është i pajisur me patentë-shoferi të kategorive B1, B, M, L dhe T. Në jetën personale, është i martuar dhe ka dy fëmijë. Aktualisht jeton dhe vepron në Prishtinë.

Eriona Ajvazi

Zyrtare për sigurim të Cilësisë

Eriona Ajvazi ka lindur në Prishtinë, Kosovë. Ajo ka përfunduar studimet themelore dhe master në Gjuhë dhe Letërsi Angleze në Kolegjin AAB , përkatësisht në vitet 2018 dhe 2021. Gjatë periudhës shkurt 2017 – korrik 2017, ndoqi program shkëmbimi akademik Erasmus+ në Universitetin publik të Łódzkit në Poloni , brenda Fakultetit të Filologjisë.

Aktualisht është kandidate në programin e doktoraturës në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin e Grazit (Austri) , me fokus në Analizën Kritike të Diskursit në Gjuhën Angleze për Dialogun Kosovë-Serbi.

Trajnimet

Nga viti 2019 e tutje, aktivitetet e saj përfshijnë përfaqësim në Modelin Evropian Y-FED në Strasburg, trajnim dhe certifikim mbi marketingun digjital dhe SEO, prezantime në konferenca ndërkombëtare mbi gjuhësinë, arsimin dhe të drejtat e njeriut, si dhe një sërë trajnimesh Erasmus+ në vende si Franca, Holanda, Austria, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina, Shqipëria, dhe Sllovakia.

Në vitin 2025, ka marrë pjesë në punëtori dhe seminare doktorale ndërdisiplinore në Itali, Kroaci, Austri dhe Shqipëri, me fokus në gjuhësinë, metodat, studimet e zonës, të drejtat e njeriut dhe arsimin e qendrueshëm. Këto përvoja e kanë pasuruar ndjeshëm formimin akademik dhe profesional, duke pasuar me njohuri të thelluara, rrjetëzim ndërkombëtar dhe perspektiva të reja ndërdisiplinore.

Puna në Kolegjin AAB

Që nga viti 2016, ajo është pjesë e stafit në Kolegjin AAB si përkthyese, kurse prej 2021 si ligjëruese në Fakultetin e Gjuhës Angleze. Paralelisht, që nga viti 2023 mban edhe pozitën e Koordinatores për Sigurimin e Cilësisë. Ajo ka përvojë gjithashtu si Zëvendës Kuratore në Global Shapers Prishtina (2020–2021) dhe Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove – Prishtina (2017–2019). Ka përkthyer në kontekste të ndryshme në KFOR, trajnime, ligjërata dhe kampe.

Eriona Ajvazi është përfshirë në mënyrë aktive në programe ndërkombëtare akademike dhe profesionale si Erasmus+, Workshope, konferenca dhe seminare në vende të ndryshme si Austria, Holanda, Franca, Kroacia, Italia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Bosnja etj.

Ajo është certifikuar në fushat e metodologjisë së kërkimit, të drejtave të njeriut, arsimit të lartë për të rritur dhe vlerësimit të bazuar në kompetenca.

Ajo zotëron njohuri të avancuara në gjuhën angleze dhe njohuri mesatare në gjermanisht, spanjisht.

Është anëtare aktive e Western Balkans Alumni Association, dhe më herët ka qenë pjesë e organizatave rinore dhe qytetare si JEF Kosova dhe Global Shapers Prishtina, ku ka kontribuar në promovimin e vlerave demokratike dhe përfshirjes rinore në vendimmarrje. Në aspektin e projekteve, aktualisht shërben si anëtare e Grupit Këshillor të projektit ReLOaD3 në Kosovë, të mbështetur nga UNDP, që synon forcimin e demokracisë vendore në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2020 ka menaxhuar projektin për anëtarësimin e Kosovës në CERN, si dhe ka qenë e angazhuar në projektin “Të Ardhurat Bazë të Pakushtëzuara”, duke kontribuar në promovimin e politikave inovative për mirëqenien sociale dhe zhvillimin shkencor.

Interesat e saj akademike përfshijnë fusha ndërdisiplinore që lidhen kryesisht me gjuhësinë, analizën kritike të diskursit, peisazhet gjuhësore, sociolinguistikën, me fokus të veçantë në mënyrën si gjuha formëson identitetin, ideologjinë dhe marrëdhëniet e pushtetit në kontekste politike e sociale.

Ajo është e njohur për përkushtimin e saj ndaj cilësisë akademike, zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe ndërlidhjes së arsimit me proceset demokratike, përfshirjen rinore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në nivel rajonal dhe evropian.

Qëndresa Kukaj

Qëndresa Kukaj Prelvukaj ka përvojë në menaxhimin e projekteve dhe programeve në arsimin e lartë në Kosovë. Aktualisht është kandidate për doktoratë në Ekonomi në Universitetin Hungarez  të Agrikulturës dhe Shkencave të Jetës (MATE) në Hungari, me fokus në tranzicionin e të rinjve nga arsimi në tregun e punës.

Ajo ka përfunduar Masterin në Ekonomi në Universitetin Vanderbilt në SHBA si bursiste e programit për Lidership Transformues të financuar nga USAID. Po ashtu, mban një Master dhe një Bachelor në Administrim Biznesi nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Përvoja Profesionale

Znj. Kukaj mban pozitën e Ligjërueses dhe Koordinatores për Mësim në Fakultetin Ekonomik në Kolegjin AAB, ku angazhohet në mbikëqyrjen e proceseve akademike, si dh zhvillimin dhe akreditimin e programeve studimore. Ajo është gjithashtu hulumtuese në projektin ndërkombëtar EDULAB të financuar nga Horizon Europe I cili ka për qëllim hulumtimin  tranzicionit nga arsimi në tregun e punës të të rinjve europianë. Ajo gjithashtu është e angazhuar si hulumtuese në projektin HUMLIT, poashtu të financuar nga programi Horizon Europe, I cili fokusohet në hulumtimin e mënyrës se si prodhohet, shpërndahet dhe pranohet humori në Europë. 

Përvojat e saj paraprake përfshijnë angazhimin e saj si Kryesuese e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në KRU Hidrodrini në Pejë, rolin e Zyrtares për Projekte dhe Ligjëruese në Kolegjin AAB, Ligjëruese dhe Koordinatore e Programeve të University of London/London School of Economics në Kolegjin Riinvest, Ligjëruese dhe Specialiste e projekteve në Universum College, si dhe zhvilluese dhe koordinatore e projekteve në organizatat jo-qeveritare Play2Educate, Anibar, dhe Lens, ku është angazhuar në koordinimin e programeve për fuqizimin e të rinjve, ndërmarrësinë sociale dhe trajnime për organizatat e shoqërisë civile.

Hulumtime dhe Publikime

Fokusi i hulumtimeve të saj përfshin arsimin e lartë dhe tranzicionin nga arsimi në tregun e punës. Disa nga hulumtimet e saj të fundit përfshijnë:

  • Ruxho, F., Dervishaj, V., Kukaj, Q. 2021, “Efektet e gjinisë dhe vitit të studimeve në përformancën e mësimdhënies digjitale në arsimin e lartë në Kosovë gjatë pandemisë Covid-19”, 76th International Scientific Conference on Economic and Social Development – “Building Resilient Society”, Zagreb, Kroaci
  • Dervishaj, V., Kukaj, Q. 2021, “Ndikimete ekonomike të masave qeveritare për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në vendet në zhvillim: rasti i Kosovës”, International Online Conference on Economics & Social Sciences, Lahore, Pakistan
  • Kukaj Q. 2020, “Analizë e faktorëve që ndikojnë zgjedhjet e të rinjve për arsimin e lartë: rasti i Kosovës:”, 4th International Conference Towards Sustainable Development (TSD2020), Shkup, Maqedoni e Veriut
  • Zhubi D., Kukaj Q., 2018, “Free Data?”, Lens, Prishtinë

Trajnime dhe Çmime

Gjatë karrierës së saj, Qëndresa ka qenë pjesë e iniciativave që synojnë fuqizimin e të rinjve dhe zhvillimin profesional të grave në shoqëri. Në vitin 2019, ajo u përzgjodh si mentore në programin “Womentorship for Dialogue” nga OSBE-ja, ku ofroi udhëzime për vajzat e reja në Kosovë në drejtim të zhvillimit të tyre personal dhe profesional. Po atë vit, për shkak të angazhimit të saj në organizatën joqeveritare Play2EDUCATE, e cila përdor lojën dhe dialogun si mjete për të luftuar ekstremizmin, ajo u shpërblye me titullin “Vullnetare e Vitit për Ndikim në Komunitet” nga USAID dhe Citizens Corps.

Ajo është gjithashtu përfituese e dy bursave të plota akademike. Në vitin 2021, ajo fitoi bursën “Stipendium Hungaricum” për studimet doktorale në Hungari, ndërsa në vitin 2016, u përzgjodh bursiste e

Programit për Lidership Transformues, që i mundësoi studimet master në SHBA, të financuara nga USAID dhe Qeveria e Kosovës.

Aftësi Gjuhësore dhe Kompjuterike

Qendresa e ka gjuhë amtare gjuhën Shqipe, ndërsa flet edhe Anglisht (C2), Spanjisht (B2), dhe Serbisht (A2).

Aftësitë e saj kompjuterike përfshijnë përdorimin e MS Office dhe softuerëve statistikorë SPSS, Stata, dhe R.