Me datën 19 qershor në Durrës do mbahet konferenfca “1st International Scientific Conference on Computer Science and Information Technology – CSIT® 2025, ku Kolegji AAB do jetë bashkorganizator.
Kjo konferencë udhëhiqet nga Universiteti Aleksander Moisiu në Durrës, ndërsa synon të sjellë së bashku studiues, akademikë, profesionistë të industrisë dhe studentë për të ndarë gjetjet e tyre të fundit kërkimore, risitë dhe idetë në fushat e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë së Informacionit.
Ajo ofron një mjedis dinamik për nxitjen e bashkëpunimit, shkëmbimin e njohurive dhe diskutimin e tendencave në zhvillim, sfidave dhe avancimeve në fusha të tilla si: Inteligjenca Artificiale dhe Mësimi i Makinerisë, Shkenca e të Dhënave dhe Analitika e të Dhënave të Mëdha, Siguria Kibernetike dhe Privatësia, Inxhinieria dhe Zhvillimi i Softuerit, Interneti i Gjërave (IoT), Cloud Computing dhe Teknologjitë e Shpërndara Humane. Aplikacionet etj.
Në të do marrin pjesë profesorët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike si pjesë e Komitetit Shkencor:
Jusuf Qarkaxhija, Laurik Helshani dhe Ilir Keka do jene pjese Komitetit Shkencor (linku:https://csitconf.org/).