Me datën 19 qershor në Durrës do mbahet konferenfca “1st International Scientific Conference on Computer Science and Information Technology – CSIT® 2025, ku Kolegji AAB do jetë bashkorganizator.
Kjo konferencë udhëhiqet nga Universiteti Aleksander Moisiu në Durrës dhe nga Universiteti i Evropës Juglindore, ndërsa synon të sjellë së bashku studiues, akademikë, profesionistë të industrisë dhe studentë për të ndarë gjetjet e tyre të fundit kërkimore, risitë dhe idetë në fushat e Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë së Informacionit.
Ajo ofron një mjedis dinamik për nxitjen e bashkëpunimit, shkëmbimin e njohurive dhe diskutimin e tendencave në zhvillim, sfidave dhe avancimeve në fusha të tilla si: Inteligjenca Artificiale dhe Mësimi i Makinerisë, Shkenca e të Dhënave dhe Analitika e të Dhënave të Mëdha, Siguria Kibernetike dhe Privatësia, Inxhinieria dhe Zhvillimi i Softuerit, Interneti i Gjërave (IoT), Cloud Computing dhe Teknologjitë e Shpërndara Humane. Aplikacionet etj.
Në të do marrin pjesë profesorët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike si pjesë e Komitetit Shkencor:
Jusuf Qarkaxhija, Laurik Helshani dhe Ilir Keka do jene pjese Komitetit Shkencor (linku:https://csitconf.org/).