Radiologji

Studimet bachelor për teknik të radiologjisë mundësojnë aftësim profesional me qëllim të krijimit të ekspertit të afët për punë në mjekësi, stomatologji e veterinë në institucionet publike dhe ato private, si pjesë e shërbimeve të specializuara. Fusha e veprimit përfshin punë me aparaturë që ofron shërbime radiologjike diagnostike e terapeutike me rrezatim, për punë me aparaturë të scintigrafisë me radiofarmak për qëllime diagnostike e terapeutike, si dhe në radiologjinë intervente,

Duke qenë fushë e ndikuar nga të arriturat shkencore e teknologjike, radiologjia është fushë dinamike e mjekësisë e cila është vazhdimisht në rritje, gjithnjë e më shumë e digjitalizuar.

Qëllimi i këtyre studimeve është arritja e njohurive teorike dhe praktike për t’u përdorur në aplikimin rutinor të metodave diagnostike e terapeutike imazherike jonizuese e jo jonizuese.

Kurrikulumi i studimeve të akredituara për tenkik të radiologjisë në AAB është bashkëkohor, interesant, i shumëllojshëm, i gërshetuar në mes të njohurive mbi anatominë e patofiziologjinë e trupit, me fizikën, me teknikat imazherike aktualisht në përdorim rutinor në mjekësinë bashkëkohore, me njohuri mbi përdorimin e kompjuterëve dhe punën praktike me këtë aparaturë.

AAB është i vetmi institucion edukativ në rajon e më gjerë që në klasë mësimore për teknik të radiologjisë e ka të instaluar aparatin funksional të rentgenit të dedikuar vetëm për qëllim të ushtrimit praktik për studentët e tij.

AAB u ofron studentëve për teknik të radiologjisë mundësi aftësimi bashkëkohor dhe krijim të ekspertëve të aftë, të punësohen në vend e jashtë Kosovës për të punuar me të gjitha teknikat imazhuese në praktikën e përditshme.

Stafi akademik