STUDENTËT E PSIKOLOGJISË DHE JURIDIKUT TË KOLEGJIT AAB VIZITOJNË EKSPOZITËN “REPORTING HOUSE”

4 Tetor 2025

Vizitë me rastin e Ditës Botërore Kundër Dhunës

Më 2 tetor, në kuadër të Ditës Botërore Kundër Dhunës, Fakulteti i Psikologjisë në bashkëpunim me Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB organizuan një vizitë në ekspozitën “Reporting House”. Ky muze është i dedikuar për kujtesën historike dhe dokumentimin e periudhave të vështira që ka kaluar Kosova, duke sjellë dëshmi të fuqishme vizuale nga viti 1981 deri më 1999.

Pjesëmarrësit

Në këtë aktivitet morën pjesë Dekania e Fakultetit të Psikologjisë, prof. Arvesa Studenica, Prodekania Arlinda Gashi, Prodekani i Fakultetit Juridik, prof. Besard Belegu, si dhe studentë të fakulteteve respektive. Grupi u udhëhoq nga gazetarja dhe psikologia Donika Shahini Lami, njëherësh ligjëruese në Kolegjin AAB, e cila ndau përvoja dhe reflektime mbi rëndësinë e kujtesës kolektive dhe fuqinë e medias në dokumentimin e realitetit.

Vizita ishte një përvojë e veçantë edukative, duke ofruar mundësi reflektimi mbi historinë e Kosovës, rezistencën e popullit shqiptar dhe ndikimin që kujtesa historike ka në ndërtimin e identitetit dhe shoqërisë së sotme.

Share: