STUDENTI I AAB-SË PËRZGJIDHET PËR TË VIJUAR NJË SEMESTËR STUDIMI NË GJERMANI

8 Tetor 2025

Studenti i nivelit Bachelor në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike Muhamed Selimi, është përzgjedhur për të ndjekur një semestër në Universitetin e Schmalkalden SUAS në Gjermani, përmes programit Erasmus+.

Pjesëmarrja e studentëve të AAB-së në këtë program tregon bashkëpunimin e frytshëm ndërkombëtar dhe profesionalizmin e lartë që ata demonstrojnë në shkëmbime të tilla.

“Mbështetja që kam marrë nga profesorët dhe gjithë stafi i AAB-së më ka hapur dyer të reja dhe mundësi për të ardhmen. Besoj se ky shembull do t’u shërbejë edhe studentëve të tjerë që të punojnë me përkushtim për të ndërtuar të ardhmen e tyre”, është shprehur Muhamedi.

Share: