Në Kolegjin AAB mbahet punëtoria “Mind & Method – Wellbeing Meets Productivity”

5 Dhjetor 2025

Është realizuar me sukses punëtoria profesionale “Mind & Method – Wellbeing Meets Productivity”, një ngjarje e dedikuar për ndërlidhjen mes mirëqenies personale dhe produktivitetit në punë, organizuar nga Qendra e Karrierës në Kolegjin AAB.

Aktiviteti u udhëhoq nga dy profesionistë të fushës: Greta Imeri – Trajnere e mirëqenies mendore (Mental Wellness Coach), dhe Gent Shala, konsulent biznesi.

Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me teknika konkrete për harmonizimin e mirëqenies me objektivat profesionale.

Ngjarja u karakterizua nga interaktiviteti, diskutimet nga pjesëmarrësit dhe ushtrimet praktike, që ndihmuan të pranishmit të zhvillojnë aftësi që mund të aplikojnë në vendin e tyre të punës.

Punëtoria u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për rritje profesioanle dhe personale, ndërsa nxiti reflektim, vetëdijësim dhe motivim për të përmirësuar praktikat e deritanishme në vendet e punës.

Share: