Profesoresha e Kolegjit AAB merr pjesë në konferencën ndërkombëtare në Universitetin e Ljubljanës, Slloveni

12 Dhjetor 2025

Profesoresha e Gjuhës Angleze në Kolegjin AAB, Eriona Ajvazi, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare “Research Ethics and Integrity – Theory and Practice”, e cila u mbajt në Universitetin e Ljubljanës në Slloveni.

Ajo prezantoi hulumtimin me temën “Ethical Challenges in Discourse-Based Bias Detection: The Belgrade–Pristina Dialogue”, ku trajtoi sfidat etike që lidhen me analizën diskursive të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, që lidhet me temën e saj të doktoratës.

Prezantimi u fokusua në nevojën për qasje metodologjike të balancuara, transparencë akademike dhe përgjegjësi etike në hulumtimet që trajtojnë procese politike dhe dialogë të ndjeshëm ndërkombëtarë.

Pjesëmarrja e saj në këtë konferencë dhe të tjera përfaqëson një arritje të rëndësishme profesionale dhe konfirmon angazhimin e vazhdueshëm të stafit akademik të Kolegjit AAB, në promovimin e kërkimit shkencor cilësor dhe përfaqësimin akademik në arenën ndërkombëtare.

Share: