Fakulteti Ekonomik i Kolegjit AAB, organizoi Konferencën e Dytë Studentore të Simuluar “Studentët hulumtues, strategjitë e financimit dhe historitë e suksesit të korporatave globale”, e cila u moderua nga studentja Brikena Rrustemi.
Gjatë konferencës, studentët prezantuan hulumtimet e tyre, të përzgjedhura nga 100 brendet më të mëdha globale, duke analizuar strategjitë financiare dhe qasjet inovative që kanë kontribuar në suksesin e tyre.
Aktiviteti kishte për qëllim zhvillimin e aftësive të komunikimit profesional, prezantimit akademik dhe mendimit kritik, të cilat janë të domosdoshme për përgatitjen e studentëve për sfidat e tregut të punës.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe dekani i Fakultetit Ekonomik Prof. Ass. Dr. Xhavit Islami, koordinatorja Prof. Qëndresa Kukaj dhe mentorja e konferencës Prof. Assoc. Dr. Besime Ziberi.
Konferenca përforcoi eksperiencën praktike të studentëve dhe u mundësoi atyre të ndërthurin njohuritë teorike me praktikat profesionale, duke i përgatitur për suksesin në karrierën e tyre.


