Fakulteti Ekonomik formalizon bashkëpunimin me kompaninë  KES Group L.L.C

5 Shkurt 2026

Fakulteti EkonomikKolegjin AAB dhe kompania KES Group L.L.C, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për furnizim me produktet të teknologjisë së informacionit dhe ofrim të këshillimit profesional nga ekspertë IT.

Marrëveshja u nënshkrua nga z. Granit Hyseni, menaxher i shitjes në KES Group L.L.C dhe Prof.Ass.Dr. Venera Llunji, Pro-Rektore për Çështje Ndërkombëtare dhe Bashkëpunim në Kolegjin AAB.

Ky bashkëpunim synon mbështetjen e Kolegjit AAB me produkte IT me kushte të favorshme tregtare, si dhe përfshirjen e një eksperti IT në procesin e këshillimit për zgjidhje teknologjike, zhvillim softueri dhe infrastrukturë moderne.

Share: