Profesoreshat e Kolegjit AAB pjesëmarrëse në Shkollën Dimërore të Universitetit të Valencias

5 Shkurt 2026

Dy profesoreshat e Fakultetit të Gjuhëve të HuajaKolegjin AAB, Aida Thaqi dhe Eriona Ajvazi, kanë marrë pjesë në Shkollën Dimërore ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Valencias në Spanjë, me titull “Transformative Discourse Studies: Social and Political Struggle in a Polarised World”.

Kjo shkollë kishte për qëllim eksplorimin e rolit të diskursit në proceset e ndryshimit shoqëror dhe politik, duke e trajtuar atë në një kontekst ndërdisiplinor dhe përmes qasjeve metodologjike transformuese.

Në kuadër të kësaj shkolle, prof. Aida Thaqi prezantoi një punim shkencor që shqyrtonte rolin e diskursit në aktivizmin për barazi gjinore në shoqërinë kosovare, duke analizuar mënyrat se si diskurset publike dhe sociale ndikojnë në ndërtimin e narrativave për barazinë gjinore.

Ndërkaq, prof. Eriona Ajvazi prezantoi një punim mbi diskursin e ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian, duke e trajtuar atë si një diskurs transformues që kontribuon në ndërtimin dhe konsolidimin e shoqërive bashkëkohore.

Share: