Fakulteti Ekonomik në Kolegjin AAB ka zhvilluar ligjëratën e radhës, ku u trajtua tema “Auditimi i institucioneve publike në praktikë”.
Ligjërata u mbajt nga znj. Xhemile Berisha, përfaqësuese e Zyrës Kombëtare të Auditimit, e cila ndau përvojën e saj profesionale dhe njohuri të detajuara mbi proceset reale te auditimit publik.
Gjatë ligjëratës, studentët patën mundësi diskutimi dhe të njihen nga afër me proceset praktike të auditimit, rolin e auditorit, si dhe sfidat që hasen gjatë këtij procesi.
Kjo ligjëratë shërbeu si një mundësi e rëndësishme për avancimin e njohurive praktike të studentëve në fushën e auditimit publik.








