Studenti i Kolegjit AAB, Kushtrim Rexha prezanton projektin “Smart Home” për tregun vendor dhe ndërkombëtar

20 Shkurt 2026

Studenti i nivelit master në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, Kushtrim Rexha, përfaqëson modelin e studentit që ndërthur vizionin inovativ me zbatimin praktik të ideve në treg.

Në kuadër të angazhimit të tij akademik në Kolegjin AAB, ai ka prezantuar projektin “Smart Home”, një platformë inteligjente që synon ta transformojë shtëpinë në një hapësirë të mençur, të menaxhuar përmes një aplikacioni të vetëm dhe të integruar.

Përveç studimeve master, Rexha ushtron detyrën e CEO-s në ARRA Academy dhe në kompaninë Alkos TECH, duke e shndërruar projektin “Smart Home” në një koncept me potencial real për komercializim në tregun vendor dhe ndërkombëtar.

Projekti synon të shërbejë si bazë për zhvillimin e produkteve “Made in Kosova”, me vizion të qartë për themelimin e një kompanie vendore që do të prodhojë dhe tregtojë pajisje smart për tregun lokal dhe atë global.

Share: