Federata e Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit, kanë zhvilluar garën “Kampionati i Kosovës dhe Mbarëkombëtar 2026 në bodybuilding dhe fitness”, si dhe Kampionatin e Kosovës në disiplinën Fitness Challenge.
Në këtë ngjarje morën pjesë sportistë nga Kosova dhe Shqipëria, të cilët prezantuan kategori të ndryshme.
Hapjen e garës e bëri dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit, Prof.Dr. Fatmir Pireva, i cili iu uroi suksese garuesve dhe falënderoi pjesëmarrësit.
Në kuadër të disiplinës Fitness Challenge, garuesit u ndanë në tri kategori: Gold, Silver dhe Bronz, ku studentët e Kolegjit AAB spikatën me rezultate të jashtëzakonshme.
Rezultatet:
Kategoria Gold:
Arben Sadikaj – 265 pikë (Kolegji AAB)
Naim Durmishi – 245 pikë (Kolegji AAB)
Kategoria Silver:
Shkëlqim Miftari – 402 pikë (Kolegji AAB)
Bajram Osmani – 381 pikë
Rinor Behluli – 354 pikë
Lum Gashi – 221 pikë
Kategoria Bronz:
Oltion Zogaj – 369 pikë
Leutrim Berisha – 356 pikë (Kolegji AAB)
Në përfundim të garave, fituesit u shpërblyen me kupa, medalje dhe mirënjohje, ndërsa me mirënjohje të veçantë u nderuan Kolegji AAB dhe dekani i fakultetit për kontributin e tyre në zhvillimin dhe promovimin e sportit në vend.
Çmimet u ndanë nga Prof. Dr. Fatmir Pireva, Kryetari i Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës, z. Esat Lata, si dhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Sabri Dragusha.


