Studentja e Fakultetit të Arteve në Kolegjin AAB, nga niveli master në programin Dizajn grafik, Irena Toma, ka hapur ekspozitën e përbashkët me motrën e saj, Marigona Toma, me titull “Shikime dhe Emocione në Ngjyra”, në Landgericht Frankfurt am Main, Gjermani.
Në të janë ekspozuar piktura nga koleksioni personal i Irena Tomës, të cilat trajtojnë emocione dhe reflektime mbi jetën përmes artit bashkëkohor.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë artdashës, përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe mysafirë gjermanë. Të pranishmit i përshëndeti Presidenti i Landgericht Frankfurt am Main, Prof. Dr. Carsten Paul, ndërsa aktiviteti u moderua nga Emanuell Nujiqi nga ARTmosphere.
Ekspozita, do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 11 shtator 2026.



